Katër shqiptarë janë dënuar me burg në Zvicër, të akuzuar për trafik kokaine nga Meksika drejt Zyrihut. Ata morën në aeroport katër valixhe me rreth 44 kilogramë kokainë të pastër, të ardhura nga Cancuni.
Katër shqiptarë, të moshës 27 deri 36 vjeç, dyshohet se kanë mbështetur logjistikisht transportin e drogës nga Meksika në Zyrih. Autoritetet zvicerane dyshojnë se trafikantët në Cancún u kanë paguar ryshfet punonjësve të aeroportit.
Mediat shkruajnë se droga u transportua në një hotel pranë aeroportit për t’u shpërndarë më tej. Ata u zbuluan pasi çanta me 10 kilogramë kokainë mbeti në karuselin e bagazheve, gjë e cila u kap nga autoritetet. Tre prej shqiptarëve u dënuan me 3 deri në 5 vite burg, ndërsa i katërti me 8 vite burg dhe 12 vite dëbim nga Zvicra.
Autoritetet zvicerane dyshojnë se trafikantët në Cancún u kanë paguar ryshfet punonjësve të aeroportit. Ata vunë etiketat e bagazheve të udhëtarëve të vërtetë mbi valixhet e drogës. Një kilogram kokainë shitej për 32.000 franga
Gjatë procesit gjyqësor, të pandehurit pranuan fajin. Kur gjyqtari pyeti sa shitej një kilogram kokainë në Zvicër, njëri nga trafikantët tha: “32.000 franga”. Të gjithë personat u arrestuan në korrik 2024 dhe që nga atëherë janë në burg.
Për tre nga katër personat, prokurori me procedurë të shkurtuar kërkoi dënime pjesërisht të kushtëzuara prej tre vitesh dhe dënime të plota prej katër dhe pesë vitesh, si dhe dëbime prej dhjetë vjetësh. Gjykata e pranoi plotësisht këtë kërkesë.


