Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të realizohet një shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës, për shkak të punimeve në rrugët lidhëse të Llogarasë. Sipas njoftimit nga autoriteti, shpërthimi do të ndodhë në orën 11:30, rreth 1km nga dalja e tunelit të Llogarasë dhe do të jetë në funksion të hapjes së trasesë së rrugës.

Mësohet se konkretisht shkaku kryesor është bërë hapja e trasesë së rrugës. ARRSH kërkon mirëkuptimin e qytetarëvederi në përfundimin e plotë të këtij procesi.

Njoftimi i plotë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar:

Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, sot në orën 11:30, rreth 1km nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës, pa penguar trafikun. Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi”, thuhet në njoftim.