Këtë të hënë, në orën 10:00 do të mblidhet këshilli bashkiak i Vlorës, për të votuar se kush do të jetë kryebashkiaku i përkohshëm i Vlorës, pas dorëheqjes së Ermal Dredhës nga ky post.

Klea Lalo, Irena Toshkallari dhe Elis Halili janë tre emrat që do të votohen sot me votë të fshehtë, për të përcaktuar se cili prej tyre do të bëhet kryetar i përkohshëm, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në këtë bashki.

Prej burimeve brenda këshillit bashkiak, emri më në avantazh është pikërisht Elis Halili i emëruar vetëm pak ditë më parë si nënkryetar, disa minuta para dorëheqjes së Dredha, i cili është përgjegjës për projektet dhe infrastrukturën momentalisht në qytet.