Ka përfunduar pas rreth tre orësh protesta e opozitës, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje.
Duke folur nga selia blu, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu mirënjohjen e tij për protestuesit, duke theksuar se qëndresa e tyre e ka nderuar edhe më shumë përvjetorin e përmbysjes së diktaturës komuniste 34 vite më parë. Ai deklaroi se kjo protestë përbën një goditje të fortë ndaj asaj që e cilësoi si “diktatura e sotme”. Berisha paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar, duke garantuar se protesta e radhës do të jetë edhe më e madhe.
“Një përshëndetje, një mirënjohje të pakufishme, me qëndresën tuaj nderuat më shumë se kurrë këtë datë, përmbysjen e diktaturës komuniste 34 vite më parë, por i dhatë goditjen e merituar diktaturës së sotme. Ju garantoj se tjetra do jetë me e shkëlqyer. Për Edi Ramën nuk do ketë më vrimë miu ku do futet. Kryengritja paqësore e shqiptarëve do ti japë ndëshkimin që meriton”, tha Berisha.




