Këtë të hënë po zhvillohet dita e 14-të e protestave studentore kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Fillimisht, të rinjtë u grumbulluan në zonën e Rrugës së Durrësit, pranë godinës së Ministrisë së Arsimit.
Tanimë, protestuesit po i drejtohen Kryeministrisë përmes marshimit.
Protesta e sotme pason tubimet masive të organizuar përgjatë ditëve të fundit, të shoqëruara me përshkallëzime, tensione të shtuara dhe përplasje me forcat policore.
