Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona të dyshuar se rrëmbyen dhe dhunuan një shtetas nga Kosova, me qëllim që të përfitonin një shumë prej 70,000 eurosh. Të arrestuarit janë Julian Zogaj, Orest Çorapaj dhe Vilson Agaj. Gjatë aksionit të zhvilluar, iu sekuestruan gjithashtu lëndë narkotike e dyshuar të llojit Cannabis Sativa dhe një radio marrëse-dhënëse, e ngjashme me ato që përdor Policia.

Nga hetimet ka rezultuar se të arrestuarit kishin rrëmbyer dhe mbajtur peng shtetasin Fisnik Xhaka, 39 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, që prej datës 28.11.2025, në një apartament në qytetin e Vlorës. Ata kishin dhunuar fizikisht Xhakën dhe i kishin kërkuar një shumë prej 70,000 eurosh për ta lënë të lirë.

Gazetarja Anila Hoxha ka ndarë detaje në emisionin “Breaking” duke thënë se Fisnik Xhaka ka mohuar se është dhunuar edhe pasi këmbën e kishte në allçi dhe shenjat në këmbën e tij të dhunës i justifikoi duke thënë se ishte dëmtuar në Kosovë. Gjithashtu Hoxha ka treguar se pista që po heton policia në Vlorë lidhur me ngjarjen është prishja e p[azareve të drogës. Motra e Xhakës ka denoncuar rastin në polici pasi i vëllai i kishte këruar fillimisht 300 euro dhe më pas 70 mijë euro. Pas arrestimit të dyja palët kanë mohuar pengamrrjen.

Veprimet e shpejta dhe profesionale të Policisë së Vlorës, pas informacionit të marrë nga familjarët e pengut, bënë të mundur lirimin e menjëhershëm të tij. Gjatë operacionit, të koduar “Hostage”, u kapën në flagrancë shtetasit: Julian Zogaj (25 vjeç), Orest Çorapaj (18 vjeç) dhe Vilson Agaj (35 vjeç), të tre banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të banesës, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar lënde narkotike, si dhe një radio marrëse-dhënëse të ngjashme me ato që përdor Policia.

Materialet janë referuar për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale: “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.