SHBA


Polici dhe vëllai i anëtarit të Bandës së Durrësit në akuzë për kërcënim e gjoba


redinel-dervishajDuke parë seriozitetin e krimeve, mbulimin mediatik dhe rrezikun e mundshëm për anëtarët e jurisë, një gjykatës federal ka urdhëruar vendosjen e një jurie anonime për gjyqin e vjeshtës ndaj tre shqiptarëve që akuzohen për vendosjen e gjobave. Mediat amerikane shkruajnë se prokurorët kishin kërkuar një juri anonime në procesin e gjykimit të shqiptarëve Besnik Llakatura, dhe të bashkëpandehurit Redinel Dervishaj dhe Denis Nikolla, teksa seanca është planifikuar për më 2 nëntor në Gjykatën Federale të Bruklinit. Prokurorët pretendojnë se të pandehurit janë të rrezikshëm dhe kanë kërcënuar viktimat, teksa u përpoqën të pengojnë drejtësinë. Emrat e anëtarëve të jurisë, adresat dhe vendet e punës duhet të mbahen sekret për të siguruar një gjykim të drejtë. “Është e qartë, se është e domosdoshme të marrim hapa për të izoluar jurinë nga ekspozimi”, -tha gjykatësi Eric N. Vitaliano. Më tej, ai shtoi se “lidhjet e të pandehurve të tjerë dhe frikësimet e viktimave apo dëshmitarëve janë një prolog edhe më kërcënues për të ardhmen, pasi ata janë përpjekur të pengojnë drejtësinë, pavarësisht burgosjes së tyre aktuale”. Të pandehurit përballen me akuzat për grabitje, zhvatje dhe mbajtje të armëve të zjarrit. Llakatura, i cili është i martuar, është akuzuar gjithashtu për përndjekje të së dashurës së tij dhe instalimin e një pajisje GPS në makinën e saj për të ndjekur lëvizjet.


plarent-dervishajDervishaj, një banor në “Queens” me një dosje penale me emrin “Redi”, është i njohur në Island. Në mars 2012, ai qëlloi për vdekje me thikë një person në restorantin “España”. Megjithatë, një juri e madhe pranoi ta akuzonte atë për vdekjen e Antonio (Anthony) Lacertosa, 27 vjeç. Dervishaj kishte pohuar vetëmbrojtjen në përleshjen e egër. Prokurorët pretendojnë se Llakatura, Dervishaj dhe Nikolla, morën me dhunë 24 mijë dollarë nga pronari i restorantit “Astoria” në mes të majit dhe nëntor të vitit 2013. Autoritetet thanë se Dervishaj dhe Nikolla, në mënyrë të përsëritur, kanë kërcënuar viktimën me dhunë. Pronari i restorantit ka thirrur një oficer policie, të cilin e kishte mik. Në vend që të ndërhynte dhe të shuante sherrin, oficeri amerikan me origjinë shqiptare, Besnik Llakatura, e ka nxitur pronarin që ta paguajë Redinel Dervishajn. Ky i fundit është vëllai i Plarent Dervishajt, anëtar i Bandës së Durrësit.


M.Mullai


Plarenti


Plarent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës, kreut të Bandës së Durrësit, i dënuar me 25 vjet burg, është në kërkim prej disa vitesh


 


SHKRIME TË TJERA ME INTERES


[related_posts limit=”5″]