Personi që shihni në foto është 65-vjeçari Gjergj Tusha, i cili një ditë më parë u gjet i vrarë me armë zjarri në Tale të Lezhës.
Siç raportoi një ditë më parë, viktima përgjatë viteve të fundit ishte pajisur me tre urdhër-mbrojtje nga i biri.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, që deri më tani mbetet pa autor.
Trupi i pajetë i Tushës u gjet nga policia në breg të lumit të Matit, me shenja dhune dhe një plagë në trup, që dyshohet nga arma e zjarrit.
65-vjeçari u raportua i humbur nga vajza e tij, gjatë pasdites së djeshme, dhe pas disa orësh kërkime, policia e gjeti të dhunuar dhe vrarë.
Top Channel