Tregtarët e Tregut Industrial në Vlorë janë mbledhur këtë mëngjes përpara Bashkisë, ndërsa më pas kanë hyrë në ambientet e saj, ku kanë kërkuar takim dhe diskutim me përfaqësuesit vendorë.
Shkak për këtë reagim është projekti që pritet të zhvillohet në zonën ku ata aktualisht ushtrojnë aktivitetin, për ndërtimin e një tregu të ri. Tregtarët kërkojnë garanci që të mos mbeten pa punë dhe që bashkia t’u sigurojë një vend të përshtatshëm për zhvendosjen e aktivitetit të tyre, në mënyrë që të vijojnë punën pa ndërprerje.
Ata theksojnë se janë të hapur për dialog, por presin një zgjidhje konkrete dhe afatgjatë nga institucionet përgjegjëse.



