Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Reçit.

Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani bën me dije se Sandër Deda, 35-vjeç është vetëvarur në qeli.

Shtetasi në fjalë, sapo është vënë re nga punonjësit e burgut, është transportuar për në spitalin e Shkodrës, por ka ndërruar jetë në urgjencë.

Sipas ekipit mjekësor të burgut, 35-vjeçari është trajtuar si pacient me probleme të çrregullimit mendor.