Kanë mbetur vetëm tri ditë fushatë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë në mes të dy kandidatëve, presidentit Barack Obama dhe sfiduesit të tij republikan, Mitt Romney.
Të dy kandidatët, të cilët iu rikthyen fushatës në Miduest, shpotitën njëri-tjetrin në lidhje me shifrat e papunësisë së muajit tetor, të cilat treguan për rritje të papunësisë nga 7.8, sa ishte muajin e kaluar, në 7.9 për qind, por gjithashtu edhe për rritjen më të madhe të vendeve të reja të punës sesa është pritur.
Obama tha se vendet e reja të punës dëshmojnë se politikat e tij në katër vjetët e kaluara e kanë vendosur SHBA-në në rrugën e rimëkëmbjes.
Duke iu referuar të dhënave të njëjta, Romney tha se një rritje e lehtë e përqindjes së papunësisë është “një përkujtues i hidhur se ekonomia është në një ngecje virtuale”.
3 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)