Një aksident është regjistruar mëngjesin e ditës së sotme në aksin e vjetër Fier–Cakran, ku janë përfshirë tre automjete, një “Audi”, një “Hyundai” dhe një “Volkswagen”.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i njërit prej mjeteve, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.
Gjithashtu raportohet se në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.