Një shpërthim tritoli ka ndodhur mëngjesin e 12 janarit në hotelin në pronësi të Çesk dhe Ardjan Breishta, në fshatin Theth. Sasia e tritolit është vendosur në katin e parë të hotelit, pranë derës së marketit që ndodhet në të njëjtin objekt.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit, kur një person, i cili është kapur nga kamerat e sigurisë, ka afruar afër hotelit dhe ka vendosur lëndën plasëse në derën e marketit. Pas shpërthimit të tritolit, autori është larguar në këmbë, duke shmangur kapjen në vendngjarje.
Policia ka nisur hetimet dhe ka rrethuar zonën për të zbardhur shkaqet e këtij shpërthimi. Ende nuk ka informacione të tjera rreth autorëve ose motiveve që qëndrojnë pas ngjarjes.

