Pasi dy të rinj u plagosën rëndë nga shpërthimi i një lënde plasëse në fshatin Mamaj të Tepelenës, policia ka proceduar njërin orej tyre për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Procedimi nisi për 29-vjeçarin Xhuliano Sala, të cilit lënda plasëse i shpërtheu në duar. 29-vjeçari dyshohet se posedonte sasi fitili zjarrpërcjellës dhe municione luftarake, që u gjetën në magazinën afër banesës së tij, në fshatin Mamaj, ku dyshohet se shpërtheu aksidentalisht një sasi lënde plasëse dhe si pasojë u plagos ai dhe shoku i tij Lusien Shehu.

Dy të plagosurit vijojnë të jenë në Spitalin e Traumës në Tirane në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË

Tepelenë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 21.04.2026, për dëmtimin e 2 shtetasve, nga shpërthimi i një lënde plasëse, afër një banese, në fshatin Mamaj, Tepelenë, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. S., 29 vjeç, banues në fshatin Mamaj, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas dyshohet se posedonte sasi fitili zjarrpërcjellës dhe municioni luftarak, që u gjet në magazinën afër banesës së tij, në fshatin Mamaj, ku dyshohet se shpërtheu aksidentalisht një sasi lënde plasëse dhe si pasojë u dëmtuan ai dhe shoku i tij, shtetasi L. Sh., banues në Memaliaj. Të dy të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.