Nesër në seancën gjyqësore caktohet masa e sigurisë për Jeton Lamin dhe dy të dyshuar për gjobëvënie, ndërsa në kërkim është edhe shtetasi E.L, i shpallur në kërkim edhe në lidhje me vrasjen e postierit Lulzim Visha në Zall Mner në Kamëz. Në lidhje me të akuzuarit prokurorja e çështjes ka kërkuar masën ‘arrest në burg’.
Konkretisht Jeton Lami, ish-polici i cili shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn përpara se të zhdukej, Florin Domi, Flogert Mezhika dhe një tjetër 31-vjeçar vendosën tritol në fasadën e jashtme të biznesit “Perla e Detit”, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 mijë eurosh, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, Saimir Sina.
Restoranti “Perla e Detit”, është në pronësi të dy kunetërve, Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk kanë asnjë shpjegim për motivin e mundshëm të ngjarjes
