Detaje të reja kanë dalë lidhur me shpërthimin me tritol në Selitë të Vogël, ku shënjestra ishte një automjet. Sipas hetimeve, autorët kanë qenë dy persona, të cilët lëviznin me dy automjete.
Njëri prej tyre ka arritur tek porta e shtëpisë dhe ka hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës. Pas shpërthimit, ata janë larguar shpejt duke përdorur rrugicat e zonës.
Ndërkohë, personi që ka qenë në fokus të hetimit, Jano, ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me asnjë person, por ka pranuar se ka pasur disa problematika të vogla për shkak të punës së tij. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
