Një shpërthim tritoli tronditi mëngjesin e sotëm banorët në zonën e Liqenit të Thatë, në Tiranë, por fatmirësisht pa të lënduar.

Lënda plasëse ishte vendosur në një servis automjetesh, i cili ishte në pronësi të Renaldo Petit, i cili është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje nga efektivët.

Përpara policisë ai ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur për shkak të konkurrencës, megjithatë hetuesit dyshojnë se tritoli i është vendosur për shkak të disa konflikteve që Peti ka pasur kohët e fundit me disa nga banorët e zonës.

Ndërkohë, janë këqyrur kamerat e sigurisë së bizneseve në afërsi të vendit të ngjarjes, dhe paraprakisht dyshohet se bëhet fjala për dy persona që mund të kenë vendosur lëndën plasëse.