Kreu i Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci ka reaguar pas shpërthimit me tritol të ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Në një prenoncim për gazetaren e Gazeta Shqip, Semiljana Azizi, Loci ka thënë se lënda plasëse u hodh nga një person që lëvizte në këmbë. Si pasojë e shpërthimit dëme materiale pësuan kryesisht dy makina, ajo e Locit dhe mjeti tjetër, që i përkiste Ervin Kadiut.
Loci ka deklaruar se në momentin që ndodhi shpërthimi ka qenë duke darkuar me miqtë, e po ashtu thekson se nga natyra e ngjajres, nuk ishte ai shënjestër.
“Po darkoja me miqtë në momentin që ka ndodhur ngjarja. Makina ishte e parkuar kur dikush hodhi lëndën plasëse. Por nuk isha unë shënjestër. Makinën e kam çuar vetë tek servisi pasi nuk kishte dëme të mëdha”– tha ai.