Një 37-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia pas një denoncimi për abuzim seksual nga një 15-vjeçare, e cila ishte vajza e partneres me të cilën ai jetonte.
E mitura në prani të psikologes dhe efektivëve të polici ka deklaruar se prej katër muajsh është abuzuar seksualisht nga partneri i të ëmës.
Ky i fundit e ka pranuar aktin, duke thënë se kjo ka ndodhur me dëshirën e vajzës së mitur. Ndërkohë nga ana tjetër, nëna e vajzës ka dalë në mbrojtje të partnerit, duke akuzuar të bijën.
Ndërkohë gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se e mitura tani është strehuar në një qendër të viktimave të trafikimit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe”, bën me dije policia.