Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 16-vjeçare ka tentuar të vrasë veten.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se e mitura, në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të dëmtojë veten me mjet prerës. Ngjarja ka ndodhur teksa ajo po denonconte përndjekjen që i bëhej nga një person i burgosur, i cili dërgonte persona të tjerë që ta ndiqnin.
Në momentin që ka tentuar vetëvrasjen, efektivët kanë ndërhyrë për ta ndaluar por ajo i ka kundërshtuar.
Njoftimi i policisë :
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet shtesë në Prokurori për shtetasin J. Ll. (aktualisht në IEVP), si dhe referuan materialet në Prokurori për një 16-vjeçare, pasi dyshohet se shtetasi J. Ll. dhe një shtetas tjetër kanë përndjekur të miturën, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar lehtë, me mjet prerës, si dhe ka goditur punonjësen e Policisë, kur po deklaronte për rastin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që dyshohet se ka përndjekur të miturën, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.