Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Divjakë, ku një 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës.

Sipas policisë, adoleshentja ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Nuk dihen ende shkaqet që e çuan të miturën drejt aktit ekstrem, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjajres.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi një shtetase 17 vjeçe, banuese në Divjakë, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.