Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 38-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në lagjen nr. 4 të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, ai është gjetur në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 38-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa burime bëjnë me dije se viktima vuante nga depresioni.
Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.
NJOFTIMI:
Korçë: I jep fund jetës 38-vjeçari në lagjen 4.
Sipas informacioneve, një 38-vjeçar nga Korça u dërgua në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit të Korçës, ku mësohet se është vetëvarur në banesën e tij. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 38-vjeçari s’ka mundur të jetojë.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktima vuante nga depresioni. Nga ana e grupit hetimor vijojnë veprimet lidhur me ngjarjen.
