Sonte, Tirana është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një shtetas amerikan, Mathew James Werts, 55 vjeç, ka kryer një akt të tmerrshëm në apartamentin e tij në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”.

Sipas raporteve, Werts ka mbytur gruan e tij dhe dy qentë e tyre me litar, dhe më pas ka marrë jetën e tij. Ai ishte mësues në Tiranë dhe kishte marrë këtë apartament me qira për të jetuar në qytet.

Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.