Një aksident i rëndë ka ndodhur në Castiglione del Lago, Itali, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën. Sipas informacioneve të para, i riu ishte duke udhëtuar me skuter së bashku me një mik, kur janë përplasur me një makinë që po lëvizte me shpejtësi.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme dhe ka pasur pasoja tragjike për viktimën, i cili ka ndërruar jetë pas një operacioni në spital. Miku i tij është dërguar në spital dhe ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.
Për ngjarjen është angazhuar prokuroria e Perugias, ku prokurori Massimo Casucci ka urdhëruar analiza të plota klinike për drejtuesin e makinës, një 40-vjeçar, i cili është arrestuar për hetime të mëtejshme. Mediat italiane raportojnë se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së lartë dhe hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes janë në vijim.