Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në segmentin rrugor Manëz-Kullë, në Durrës. Automjeti tip Opel, i drejtuar nga Muharrem Jakupi, ka përplasur këmbësorin Seladin Ago, i cili ka humbur jetën si pasojë e goditjes.
Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit. Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit për ekzaminime, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia.
