Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kosovë, ku dy të rinj kanë ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi në Pejë, ku dy të rinjtë të moshës 20 dhe 25-vjeçare u gjetën të vdekur në një vilë në Pejë. Policia e Kosovës sot në raportin 24-orësh tha se trupat e tyre janë dërguar në morg ku do i nënshtrohen autopsisë për të zbardhur shkaqet e vdekjes, teksa hetimet vijojnë.

“Rr e KFOR-it, Pejë 30.12.2025-15:10. Raportohet se në një vilë janë gjetur pa shenja jete dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë dërgohet në IML për obduksion”-, njofton policia.