Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Australi, ku eshtrat e një fëmije shqiptar janë gjetur të groposura në oborrin e një shtëpie.

Mësohet se zbulimi u bë nga policia në Brookfield, pas disa orësh kërkimesh. Foshnja që dyshohet se ka qenë rreth 18 muajsh, ishte varrosur në një varr vetëm 50 cm të thellë. Eshtrat fillimisht u zbuluan nga pronari aktual i banesës, teksa po bënte punime në kopshtin para shtëpisë.  Sipas mediave të huaja, fëmija ka jetuar në atë shtëpi me prindërit dhe dy vëllezërit e motrat e tij në vitin 2014, para se të ktheheshin në Shqipëri. Ai nuk ishte raportuar i zhdukur në atë kohë.

Nuk është ende e qartë nëse autoritetet australiane janë vënë në kontakt me autoritetet shqiptare.