Një grua 57-vjeçare me shtetësi kineze është gjetur e pajetë brenda një taksie në Durrës.

Policia njofton se spitali rajonal i qytetit raportoi për ardhjen e trupit pa shenja jete të 57-vjeçares, e cila ishte gjetur pranë “Urës së Dajlanit”.

Grupi hetimor po kryen veprimet për ekzaminimin e trupit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.