Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin ku një 30-vjeçar ka tentuar vetëvrasjen mbrëmjen e djeshme. I riu i identifikuar me inicialet O.Gj në gjendje depresioni, është hedhur nga ballkoni i pallatit në katin e dytë.

Menjëherë është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku dhe po merr mjekimin e duhur. Gjithashtu bëhet me dije se 30-vjeçari ndodhet jasshtë rrezikut për jetën.

Kurbin/ Më datë 16.09.2025, rreth orës 22:30, shtetasi O. Gj., 30 vjeç, banues në Kurbin, dyshohet se në gjendje depresioni, është vetëhedhur nga kati i dytë i një pallati.

Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.