Një ngjarje e rëndë është parandaluar mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, ku një 48-vjeçar ka kërcënuar bashkëshorten dhe djalin e tij me hanxhar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haki Stërmilli”, ku pas një telefonate në polici, forcat blu kanë ndërhyrë menjëherë.

I dyshuari, Elvis Bana, është arrestuar në flagrancë dhe akuzohet për kanosje ndaj familjarëve. Nga verifikimet, rezultoi se ai ndodhej aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Policia njofton se materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet për rastin vijojnë. Autoritetet bëjnë thirrje për denoncimin e çdo rasti dhune në familje, duke garantuar reagim të menjëhershëm.