Një krim i rëndë ka tronditur Austrinë, ku një grua 38-vjeçare me origjinë nga Kosova, është gjetur e pajetë në oborrin e një shtëpie, me lëndime të rënda në kokë. Sipas raportimeve, i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, nga i cili ajo jetonte e ndarë.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30 në Komunën Baden, në Austrinë e Ulët. Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili tashmë ndodhet në paraburgim. Dyshohet se ai e ka vrarë të shoqen me një kaçavidë. Ndërkohë, raporothet se çifti ishin prindër të katër fëmijëve.



