Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Durrës, ku dy fëmijë kanë humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet, teksa ndodhej pranë rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe tre të mitur të tjerë, të cilët janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
