Një aksident tragjik është shënuar në lagjen nr. 3 të Cërrikut, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën pasi motomjeti me të cilin po udhëtonte është përplasur me një shtyllë.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, shtetasi me inicialet O. M., 21 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin, duke u përplasur me shtyllën. Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në të njëjtin motomjet udhëtonte edhe një 17-vjeçar, shtetasi D. C. Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas autoriteteve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e aksidentit, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e përplasjes.