Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë nga partneri i nënës së saj.

Shtetasi Kelmend Krusa, së bashku me vëllain e tij, Klodian Krusën, u vunë në pranga pak ditë më parë, si autorë të dyshuar të vrasjes së shtetasit, Artur Lleshi, babait të vajzës së mitur që dyshohet se është abuzuar seksualisht.

E ëma e vajzës së mitur, pas zhdukjes në rrethana të mistershme të bashkëshortit të saj në vitin 2018, i cili më pas u gjet i vrarë, u largua në drejtim të Gjirokastrës, duke bashkëjetuar pikërisht me Kelmend Krusën, ndërsa me vete mori dhe fëmijët e saj.

Trupi i Artur Lleshit u gjet i dekompozuar në një kanal në dhjetor të vitit 2018, pasi ishte shpallur i zhdukur prej 8 muajsh.