Një ngjarje e rëndë që ka tronditur komunitetin e Këlcyrës ka çuar në arrestimin e një 67-vjeçari, i cili dyshohet se ka tentuar të përdhunonte një vajzë 10-vjeçare. Autoritetet kanë nisur hetimet edhe për dy fëmijë të tjerë, njëri prej të cilëve ka autizëm.
Ngjarja u bë e njohur vetëm 10 ditë më parë, kur nëna e vajzës bëri denoncimin në polici. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, autoritetet morën masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të dyshuarit.
Nëna e vajzës tregon se fillimisht kishte vënë re shqetësimin e të bijës, e cila përmendte emrin e të dyshuarit. Pas pyetjeve të vazhdueshme, vajza tregoi se 67-vjeçari e merrte me makinë dhe e çonte në banesën e tij kur bashkëshortja nuk ishte në shtëpi, ku më pas e prekte dhe e zhvishte. Ajo shton se ngjarja u bë e qartë sapo vajza i rrëfeu detajet, dhe menjëherë shkoi në komisariat për të bërë kallëzim.
Sipas familjarëve, pas ngjarjes vajza është takuar vetëm një herë me një psikologe të bashkisë, e cila e pyeti për ngjarjen, por nuk është kryer asnjë seancë tjetër mbështetëse. Ekspertiza mjeko-ligjore në Tiranë konfirmoi se nuk ka pasur përdhunim, por në organin intim të vajzës janë gjetur mbetje që dyshohet se i përkasin të dyshuarit.
Rasti duket se nuk është i vetmi. Në fshatin “Fshat i Ri”, gjyshja e dy fëmijëve tregon se nipërit e saj janë marrë nga policia dhe çuar për ekspertizë mjeko-ligjore, pasi i njëjti person dyshohet se ka abuzuar edhe me ta. Sipas saj, djali me autizëm është gjetur i trembur disa herë dhe madje i dyshuari e ka kërcënuar, duke i thënë se askush nuk mund t’i bënte gjë. Ngjarja ka ndodhur dy ose tre vite më parë, kur djali me autizëm ishte 12 vjeç dhe vëllai 10.
Drejtoresha e Shërbimit Social në Bashkinë Këlcyrë konfirmon se njësia e mbrojtjes së fëmijëve ka qenë në dijeni vetëm për rastin e vajzës 10-vjeçare dhe ka vepruar sipas kompetencave. Për rastin e dy të miturve të tjerë, institucionet lokale nuk janë njoftuar zyrtarisht nga policia, edhe pse ligjërisht kjo duhet të kishte ndodhur. Ajo thote se raporti mjeko ligjor faktoi se kishte shenja ne organin genital të vajzës . Dhe pse nuk ishte përfunduar akti.
Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur shqetësime serioze mbi mbrojtjen e fëmijëve dhe mënyrën se si trajtohen rastet e abuzimit seksual në nivel lokal. /Top Channel/
Tronditëse në Këlcyrë/ 67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza edhe për dy të mitur të tjerë, njëri me autizëm
Një ngjarje e rëndë që ka tronditur komunitetin e Këlcyrës ka çuar në arrestimin e një 67-vjeçari
