Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30 në fshatin Pirg në Maliq, ku një konflikt mes dy 14-vjeçarëve ka përfunduar tragjikisht.
Sipas të dhënave paraprake, sherri ka ndodhur në ambientet e një lokali dhe dyshohet se është përdorur një thikë.
NJoftim i policisë:
Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.
14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
