Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Orikum, Vlorë, ku një krim në familje ka çuar në humbjen e dy jetëve. Sipas informacioneve paraprake, një burrë ka dhunuar dhe vrarë gruan e tij, Sose Xhebro, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Në momentin e parë, gruaja është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa më vonë autori është kthyer në banesë, ku është gjetur pa shenja jete pasi ka vrarë veten. Viktimat janë identifikuar si Llogora Xhebro 50 vjeç dhe Sose Xhebro 45vjeç.
Lajmi është ende në përditësim dhe autoritetet janë duke punuar për të sqaruar detajet.
