Një person rreth 40 vjeç është gjetur pa jetë në rrugë, afër Shkollës Industriale në Vlorë.
Bëhet me dije se trupi i pajetë u gjet nga kalimtarët që menjëherë njoftuan policinë dhe ambulancën. Gjatë kontrollit të trupit të viktimës, nuk u gjetën shenja dhune, dhe fillimisht u dyshua për një vrasje, por më pas mjekët konfirmuan se i ndjeri vuante nga epilepsia.
Policia ka rrethuar zonën dhe po interviston banorët për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që ambulanca dhe policia janë ende në vendngjarje për hetime të mëtejshme.