Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në lagjen “Guerile” të Shkodrës, ku një 47-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht.
Sipas informacioneve të para, shtetasi P. L. dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punimeve që po kryente në oborrin e shtëpisë. Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët, të cilët njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Guerile”, është gjetur pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi P. L., 47 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që po kryente disa punime në oborr, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, për pasojë, ka humbur jetën.