Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Shkodër, duke shkaktuar alarm në zonën ku ka ndodhur ngjarja.
Shpërthimi ka ndodhur në Unazën Perëndimore të qytetit, ku lënda plasëse dyshohet se ishte vendosur në derën e një banese.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
