Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Mulhouse të Francës, ku një shqiptar ka vrarë ish-partneren e tij, një grua 33-vjeçare nga Gjeorgjia. Pas krimit, autori është shpallur në kërkim nga autoritetet franceze.

Viktima, e cila jetonte prej tre vitesh me të dyshuarin, është sulmuar me thikë nga ish-partneri i saj. Sipas informacioneve të mediave lokale, çifti ishin ndarë së fundmi, por gjithsesi konflikti ka çuar në këtë tragjedi. Pas ngjarjes, autori ka arritur të largohet dhe autoritetet po bëjnë përpjekje të intensifikuara për ta arrestuar.

Autopsia e viktimës do të kryhet sot në institutin mjeko-ligjor në Strasburg për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Po ashtu, një hetim ka nisur për vrasje, dhe hetuesit po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për të zbardhur motivet e këtij krimi.