Një fëmijë 4 vjeç ka humbur jetën në Vlorë. Sipas burimeve, i mituri është dërguar në spital pa shenja jete.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes lidhet me një reaksion të shkaktuar nga konsumimi i mjaltit. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Autoritetet kanë nisur verifikimet për të sqaruar shkaqet e plota të humbjes së jetës së të miturit.