Mesditën e sotme një 30-vjeçar në fshtin Gjormë, ka kryer vetëvrasje me armë zjarri të llojit automatik.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes ndërkohë që autoritetet përkatëse ndodhen në vendngjarje për të zbardhur çështjen. Sipas njoftimit të policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:30.
Kurbin/Informacion paraprak
Më datë 24.10.2024, rreth orës 15:30, në fshatin Gjormë, dyshohet se në banesë është vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. H., 30 vjeç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.