Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një grua dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dërçin, ku pas të shtënave me armë zjarri gruaja ka humbur jetën në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Policia ka ndërhyrë menjëherë pas sinjalizimit dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar në vendin e ngjarjes.

Forcat e rendit ndodhen në terren dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, si dhe për përcaktimin e motivit që çoi në këtë krim të rëndë.

Pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për të dhëna të tjera lidhur me viktimën dhe rrethanat e vrasjes.