Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen që lamë pas.

Bëhet e ditur se shpërthimet, dyshohet me eksploziv, janë dëgjuar në dy lokacione të ndryshme në qytet në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se shpërthimi i parë ka ndodhur rreth orës 02.20 të natës dhe i dyti vetëm 10 minuta më pas.

Gjithashtu thuhet se dy shpërthimet kanë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë policia menjëherë ka nisur hetimet.