Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës këtë të hënë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën shtetasi Armando Pali dhe mbeti i plagosur Erogen Vaso.
Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Kole Idromeno”, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar nga qytetarët, duke shkaktuar panik të madh.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi motivet e sulmit, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
Mësohet se Erogen Vaso, i plagosuri në këtë ngjarje, është vëllai i Denis Brajoviç, një emër i njohur për policinë dhe i arrestuar më herët për çështje kriminale.