Prokuroria kundër Krimit dhe Korrupsionit pritet të marrë të pandehur gjyqtarin e vettingut Luan Daci me akuzën e falsifikimit edhe pse pak kohe me pare gjykata e Posaçme e Apelit e riktheu në detyrë pasi u pezullua për shkak se ndaj tij nisën hetimet.


Burimet e Gazeta “Shqip”, pranë organit të akuzës pohuan se, ditën e premte Daci është thirrur nga prokuroria për t’u njohur zyrtarisht me akuzën. Në sajë të hetimeve ka rezultuar se, gjyqtari i KPA nuk ka deklaruar një masë administrative të marrë në vitin 1997.


Në atë kohë Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar Dacin nga detyra e gjyqtarit, për paaftësi dhe shkelje të ligjit. Është pikërisht kjo shkelje që përbën shkak që Daci mos përmbushë kriteret për të mbajtur statusin e prokurorit ose gjyqtarit dhe për këtë nuk mund të jetë më pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.


Në muajin maj, gjykata e posaçme e shkallës së parëe pezulloi nga detyra Dacin me kërkesë të SPAK, por u rikthye 2 javë më vonë në detyrë nga apeli. Tashmë prokuroria kërkon marrjen të pandehur të Dacit kërkesë, e cila do të kalojë në një seancë paraprake gjyqësorë. Në këtë seancë pritet të vendosët nëse çështja do të kalojë për gjykim, do të pushohet apo do t’i kthehet pas prokurorisë për veprime të tjera hetimore.