Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen Zdrale të qytetit të Shkodrës, ku një përplasje mes një grupi të rinjsh ka sjellë plagosjen e një fëmije me armë të ftohta.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Shejnaze Juka”, në një zonë të frekuentuar nga qytetarët dhe nxënësit.
Detajet e ngjarjes janë ende në hetim nga autoritetet, por deri tani dihet se konflikti ka eskaluar shpejt dhe ka përfunduar me plagosjen e fëmijës, i cili është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të këtij incidenti dhe identifikimin e autorëve të plagosjes.
