Gazetari Genc Burimi, i ftuar në emisionin Breaking në Top News, ka ndarë mendimet e tij mbi zhvillimet ndërkombëtare, duke e kthyer vëmendjen te qasja e administratës amerikane ndaj Ballkanit. Ai theksoi se tentativa e administratës Trump për të krijuar një model të ri për Ballkanin, i cili përfshinte ndarjen e Kosovës, nuk pati sukses për shkak të ndërhyrjes së Gjermanisë, e cila kundërshtoi idenë e shkëmbimit të popullatave.

Burimi argumentoi se amerikën nuk ka një plan të qartë për të ardhmen e Kosovës, ndërsa evropianët besojnë se një mundësi për zgjidhje mund të vijë nëpërmjet anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, i cili mund të ndikonte në njohjen e Kosovës. Ai shtoi se ndërhyrjet ushtarake të amerikanëve janë të mundshme, por paralajmëroi se Rusia mund të reagojë dhe të shkaktojë destabilizim në rajon.

Sipas Burimit, mënyra më e mundshme për të arritur një marrëveshje për Kosovën mund të jetë duke i ofruar Serbisë “llokmën” që i është premtuar, në formën e territoreve, për të siguruar njohjen e Kosovës.

“Amerikanët do të bëhen problem edhe për shqiptarët sepse pse të shpiki Trump një model të ri për ballkanasit kur e kishin, modeli ishte ndarja e Kosovës, atë model u mundua ta praktikonte me Hashim Thacin dhe Edi Ramën.

Ai model nuk u realizua se gjermanët ndërhynë, dhe sot ata thonë që në asnjë mënyrë të ketë shkëmbim popullatash. Për amerikanët jemi aq të vegjël sa Toka e parë nga Jupiteri, pra nuk ka plan tjetër më të mirë për Serbinë. Kush është problem i Kosovës, që nuk e njeh Serbia, Kosova 1a do bëj e vetmja zgjidhje është ta njohë që ta njohë i duhet një karrotë. Europianët se Serbia e njeh kur të futet në BE, europianë skan plan ushtarak, amerikanët kanë por nuk e realizojnë dot pasi hakmerren rusët dhe marrin Malin e Zi dhe ai është më i lehtë. E vetmja mënyrë që ameriakët ta bëjnë është t’i japin Serbisë llokmën që i premtoi territore.” Tha Genc Burimi.