TIRANË- Plot një jave që nga ngjarja tragjike dhe misterioze e vdekjes së katër turistëve rusë në një hotel në Qeret, djali i çiftit Burenkova ka tërhequr këtë të premte trupat nga morgu i Tiranës.

Aleksandër Burenkova ka mbërritur në Tiranë disa ditë më parë për të tërhequr trupat e dy prindërve të tij Sergei Burenkova, 60 vjeç e Natalia Burenkova, 58 vjeçe, të motrës së tij Ekaterina Burenkova dhe të fejuarit të kësaj të fundit, Nikita Belousov. Ambsada shkruan se në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt.

Ambasada Ruse:

Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt.
Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë.